Hapësire reklamuese

Bota

Pas 30 vitesh në Francë një Kryeministre grua, ja kush do të jetë në krahun e Macron

Shkruar nga Newsbomb
Pas 30 vitesh në Francë një Kryeministre grua, ja kush do të

Politikania Elisabeth Borne është emëruar kryeministrja e re e Francës, duke u bërë kështu gruaja e dytë që mban këtë post në vend.

Borne, 61 vjeç, e cila ishte minister e Punëve në qeverinë e mëpashme, është pasardhësja e Jean Castex, i cili dha dorëheqjen më herët.

Macron dhe Borne pritet të emërojnë qeverinë e plotë në ditët në vijim.

Borne është gruaja e dytë që mban postin e kryeministres në vend pas Edith Cresson, e cila shërbeu nga viti 1991 deri në 1992 nën presidentin socialist Francois Mitterrand.

Si ministëre e Punëve që nga viti 2020, Borne zbatoi ndryshime që e bënë më të vështirë për të papunët marrjen e përfitimeve dhe uli pagesat mujore për disa të papunë, duke nxitur kritika nga sindikatat e punëtorëve dhe nga e majta.

Në vitin 2018, si ministere e Transportit ajo u përball me një grevë të madhe nga kompania hekurudhore SNCF kundër planeve për të hapur rrjetin e trenave ndaj konkurrencës dhe për t'i dhënë fund të drejtës së punonjësve të sapopunësuar për të mbajtur punë dhe përfitime për jetën. Ajo në fund arriti të miratojë projektligjin.

Ajo iu bashkua partisë qendrore të Macron në 2017, ku në fillim ishte minister e Transportit dhe më pas u bë minister e Tranzicionit ekologjik në qeverinë e parë të Macron.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu