Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas 3 orësh në SPAK, mjekut Edvin Prifti i komunikohen akuzat

Shkruar nga Newsbomb
Pas 3 orësh në SPAK, mjekut Edvin Prifti i komunikohen akuzat

Pas më shumë se tre orësh në pyetje, mjeku Edvin Prifti ka dalë nga ambientet e SPAK-ut.

Prifti u paraqit sot në SPAK, i shoqëruar me avokatin e tij mbrojtës. Burime për mediat bëjnë me dije se mjekut i është komunikuar akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut, duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 lekësh dhe shumën prej 177.497 euro.

Dyshohet se Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Sipas hetimeve sekretarja  Manuela Mallakuçi kishte ndërhyrë nëpërmjet një infermiereje për të dhënë ryshfet Edvin Priftit. Në një prej shumë bisedave, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj në këmbim të parave.

Emri i Priftit doli në përgjimet e SPAK teksa po hetonte një rast korrupsioni në Gjykatën e Krujës, ku në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha e prej asaj kohe, kardiologu po vijon një përballje të ashpër me drejtësinë.

Më pas ai u akuzua se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike një pacienteje duke pretenduar se e kishte blerë në privat. Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.

Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë.

SPAK e dërgoi vendimin në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që mjeku të rikthehet prapa hekurave. Në 7 shtator 2021, Gjykata e Lartë nuk pranoi kërkesën e SPAK për kthimin në burg të Edvin Priftit por as nuk e ktheu atë në detyrë.

Dy javë më vonë, mjeku bëri përsëri kërkesë për të veshur përparësen e bardhë, por Gjykata e Posaçme e Apelit sërish e rrëzoi. Ndërkohë më 31.08.2022 Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin në detyrë të Priftit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese