Kreu i PD Lulzim Basha do të jetë sonte në orën 18:00 në protestën e banoreve të Astirit, raporton newsbomb.al.
Kjo është hera e parë që nga koha e zgjedhjeve të 30 qershorit që Basha shfaqet në protestë pas një periudhe pushimi, prej më shumë se tre muajsh.
Ndërkaq, sekretari organizativ i PD Sahit Dollapi u ka nisur një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar duke i ftuar t’i bashkohen protestës.
“Miq, ju ftoj sot, ora 18:00, të jemi në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilëve po ju shembin shtëpitë dhe po i nxjerrin ne rrugë. Ne protestë sot do te jetë prezent Kryetari Basha. Të gjithë anëtarët e Keshillit Kombetar me banim në Tiranë duhet të jenë prezentë sot në mbështetje të protestës”, thuhet në mesazhin e Dollapit, raporton newsbomb.al.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i rradhës i Bashës pas kësaj.