Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
4.6kmh
100 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Pas 3 javësh, Alexei Navalny i jep fund grevës së urisë (Ishte në rrezik për jetën)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, njoftoi se do ta përfundojë grevën e tij të urisë. Vendimin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka treguar se shëndeti i tij është i përkeqësuar.

Navalny po kërkon që ai të kontrollohet nga mjekët e tij personal në burg. Më 22 prill, mjekët i thanë atij se duhet ta përfundojë grevën e urisë ndryshe do të vdiste. Do të duhen shumë ditë për t’u kthyer në normalitet, pasi ai e filloi grevën e urisë më 31 mars.

Vendimi për të ndërprerë grevën e urisë vjen dy ditë pasi mijëra rusë anembanë Rusisë iu bashkuan protestave duke kërkuar që Navalny të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Navalny u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Rusi nga Gjermania, ku ai mori trajtim pas sulmin me agjent helmues në Siberi. Ai ka insistuar që helmimi i tij me një agjent nervor kimik Noviçok ishte urdhëruar direkt nga presidenti rus, Vladimir Putin. Kremlini ka mohuar çdo rol në helmimin e tij.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img