Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Pas 25 Prillit Ramën do ta nxjerrim në pension”, Idrizi: Të shkojë të rrijë me Zahon se u lodh 23 vjet në pushtet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ditën e sotme ka qenë në qytetin e Lushnjës në kuadër të fushatës elektorale.

Nga aty Idrizi u shpreh se në 25 prill, kryeministri Edi Rama do të shkojë në shtëpi pasi është lodhur 23 vite në pushtet.

“Ne nuk jemi duke hequr nga pushteti George Washingtonin, por jemi duke hequr Edi Ramën që të shkojë në shtëpi dhe të rrijë me Zahon sepse u lodh 23 vjet në pushtet. Ne me forcën tonë dhe me mandatet tona, votat tona, do t’ia mundësojmë pensionin politik dhe rotacionin politik, duke e nxjerrë jashtë pushtetit Edi Ramën”- tha Idrizi.

Më tej Idrizi shtoi se programi I PDIU-së ka në fokus bujqësinë, nxitjen e prodhimit vendas dhe uljen e taksave. 

Teksa u ndal dhe tek protesta e kontrollorëve të AlbControl, Idrizi tha se kriza në aeroportin e Rinasit, dëshmoi më shumë se kurrë dështimin e funksionimit të shtetit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img