Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pas "21 dhjetorit", zjarri shkrumbon apartamentin në Astir

Shkruar nga Newsbomb
Pas "21 dhjetorit", zjarri shkrumbon apartamentin në Astir

Një apartament në katin e gjashtë, në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka përmasa të mëdha,  fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar deri më tani.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

"Në rrugën “Loni Ligori” rreth orës 17:25, ka rënë zjarr në një banesë. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll