Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
0.5kmh
75 %
Mër
19 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Pas 20 vitesh, PS-ja fiton zgjedhjet në Vorë, Veliaj i entuziazmuar: Retorika me prerje duarsh nuk shkoi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpallur fitoren edhe në Vorë.

Ai ka deklaruar se kanë marrë fitoren me 54% të votave, pas 20 vitesh në këtë bashki. Gjatë fjalës së tij, Veliaj falenderoi të gjithë ata që i kanë besuar PS-së dhe u shpreh se do të punojnë njëlloj edhe për ata që kanë mendim kundër.

“Pas 20 vitesh sot Partia Socialiste ka fituar në Vorë me 54%. Dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Vorës që zgjodhën ndryshimin, zgjodhën që të provojnë diçka ndryshe.

Ne do t’iu shërbejmë të gjithave njësoj dhe kjo retorikë me prerje duarsh nuk shkon.

Të gjithë ata që mendonin që Vorën e kishin në xhep, të gjithë ata që mendonin se do varnin xhaketa në Vorë.

Di t’iu them edhe atyre që mendojnë ndryshe nga ne se do t’iu shërbejmë njësoj me shumë përulësi. Do të jemi si në bashki ashtu edhe në Parlament për t’iu shërbyer të gjithëve”,- tha Veliaj.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img