Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Pas 2 ditësh policia pranon vrasjen në Tiranë, si e EKZEKUTUAN 3 veta Arben Gjecin në TAKIMIN me të dashurën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas dy ditësh reagon policia e Tiranës për vrasjen e Arben Gjecit dhe jep informacionin zyrtar.

Policia bën me dije se në lidhje me vrasjen e ndodhur në fshatin Bastar i Mesëm janë vënë në pranga tre persona si autorë të dyshuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 24 janarit, ku burime konfidenciale bëjnë me dije se tre persona E.C., 31 vjeç, D.K., 29 dhe E.C., 20 vjeçe goditën me sende të forta 34 vjeçarin. Sipas burimeve viktima kishte lidhje dashurie me njërën nga gratë e familjes së autorëve.

Këta të fundit mes tyre edhe një 20 vjeçare kanë ‘kapur mat’ 34-vjeçarin me gruan e njërit prej autorëve dhe më pas e kanë masakruar duke e goditur me sende të forta në kokë.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë gjetur Gjecin në rrugë, ndërsa e kanë dërguar në spital. 34-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda.

Sipas ekspertizës 34-vjeçari kishte marrë katër godittje në kokë, që i morën edhe jetën.

Njoftimi i plotë nga policia:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Bastar i Mesëm, ku humbi jeten nje shtetas

Pas një pune intensive dhe të pandërprerë 48 orëshe, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka zbardhur rrethanat dhe arrestuar 3 persona, për një ngjarje të raportuar në nisje si një vdekje aksidentale.

Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë.

Në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D. K., dhe E. C., me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve:

– E.C., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”;
– D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”;
– E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për shkak të hetimeve nuk mund të jepen detaje të tjera, ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë


spot_img









spot_img