


Moderatorja e njohur Xhemi Shehu ka firmosur dorëheqjen nga gjigandi mediatik Top Channel.
Xhemi nuk do jetë më në sezonin e ri televiziv duke mbyllur përfundimisht marrëdhëniet zyrtare me këtë televizion.
Vetë Xhemi nuk ka bërë asnjë reagim për këtë por lajmin e bën me dije revista ‘Anabel’. Moderatorja e nisi karrierën televizive në Top Channel, duke vijuar punën prej gati dy dekadash.
Mbetet për t’u parë nëse ajo do përmbyllë këtu karrierën e saj në televizion apo sezonin e ri do shfaqet në një ekran tjetër.