Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Pas 17 vitesh romancë, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i thonë “PO” njëri-tjetrit, brenda ceremonisë private dhe madhështore (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ashtu si dhe ishte lajmëruar më parë, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i thanë “PO” njëri-tjetrit.

Pas romancës 17-vjeçare, çifti kanë vendosur që dashurinë e tyre të madhe ta kurorëzojnë me martesë. Përmes një ceremonie private të kopsitur deri në detajin më të vogël Rezarta dhe Ermali kanë shënuar ditën më të rëndësishme të tyre.

Dasma u zhvillua në ambientet e një anije në Vlorë mes miqve dhe njerëzve të dashur.

Në rrjetet sociale të Rezartës nuk janë publikuar dhe shumë video, mirëpo syri jonë zuri disa detaje. E pranishme në ceremoni sigurisht që do të ishte vogëlushja e tyre Hera dhe ngjyra e bardhë përfaqësonte të gjithë dekorin.

Në një tjetër postim, Rezarta ka pubikuar një video të Ermalit teksa kërcente me të ëmën e tij dhe i puth dorën. Në një foto tjetër Rezarta ka publikuar dhe unazën që ka marrë dhuratë nga bashkëshorti i saj.

“Një princ rritet nga një mbretëreshë”, shkruan Rezarta.

Kujtojmë se në janar të vitit 2019 Ermali i propozoi për martësë Rezartës në mes të Dubait. Çifti kishin planifikaur që të martoheshin ën vitin 2020, por pandemia si çdo gjë tjetër ndryshoi dhe planet e tyre.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img