Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Pas 15 vitesh, kreu i Çeçenisë paralajmëron dorëheqjen: Ka ardhur koha për të lënë pushtetin

Lajme të ngjashëm

Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov njofton se mund të marrë një pushim nga posti i tij.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se ka mbajtur postin për një kohë të gjatë dhe se tani ka ardhur koha që të marr një pushim.

“E kuptova që kam mbajtur këtë pozicion për një kohë të gjatë. Mendoj se ka ardhur koha për të lënë pushtetin. Ne kemi një fjalë të urtë midis kaukazianëve, çeçenëve: pavarësisht se sa i respektuar, i shumëpritur është një mysafir, nëse ai largohet në kohë, atëherë është edhe më i këndshëm.

Prandaj, mendoj se ka ardhur edhe koha ime, përpara se të më përjashtonin. Do të përpiqem të largohem në kohë”, ka shkruar ai.

45-vjeçari Kadyrov ka qeverisur republikë ruse të Çeçeninsë që nga viti 2007 dhe është udhëheqësi më jetëgjatë i një rajoni rus. Madje ushtarët çeçenë janë bërë pjesë e luftës me rusët kundër Ukrainës.


Më shumë