Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas 11 vitesh që e kishte braktisur nëna ‘takon’ të birin e saj, rrëfen historinë e DHIMBSHME: Linda djalin pasi më përdhunuan 5 veta në Greqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

636aba07e45d98422453d31281ed78ce

Esmeralda është një vajzë që ka përjetuar shumë tragjedi në jetën e saj.

Ngjarja më e rëndë në jetën e saj ka qenë ngelja shtatzënë dhe braktisja e djalit të saj.

Edhe ajo vetë është braktisur nga nëna e saj kur ka qenë vetëm 6 muajshe.

“Unë jam rritur te halla ime sepse mami dhe babi janë ndarë. Më ka lënë mami te halla 6 muajshe. Kam vuajtur shume sepse më kanë rrahur, më kanë torturuar. Kush kishte mundësi i pari më rrihte.

Te halla kam jetuar deri në moshën 11 vjeçe, pastaj kam ikur për Greqi se nuk i duroja dot më të rrahurat. Babi nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë.

Kam ikur me një grup nga Lezha dhe Elbasani. Policia greke na ka ndjekur, por kam shpëtuar. Rrija te një familje greke dhe punoja. Kam ndenjur 2 vite e ca. Pastaj erdha në shtëpi, rrija nëpër rrugë, në shkallët e pallatit, krejt e vetme. Kam qenë gjithë kohën rrugëve. Punoja kameriere, shumë vende në Laprakë, Zogu i Zi, stacioni i trenit, kam punuar në Durrës nëpër tallava si kamariere ose balerinë, çfarë të gjeja”,- tha ajo në një intervistë për Shqipëria Live.

Ajo ka rrëfyer gjithashtu se ka marrë vesh se sihte shtatzënë, pas një përdhunimi në Greqi.

“Mora vesh që jam shtatzënë, para se të vij në Shqipëri. Ai djali që jetoja më nxori jashtë sepse tha nuk dua të femra që kanë fëmijë me burra të tjerë. Kam  punuar në Patra, në një diskotekë, aty më kanë përdhunuar 5 vetë. Kam lindur djalin në Shkodër sepse atje po kërkoja një shtëpi për të jetuar. Sepse kisha gjetur një lokal të punoja. Ika te halla, dy ditë e mbajtën. Pastaj ika nga shtëpia e hallës. Shkova të punoj më tha halla hajde te shinat e trenit të flasim, isha djalin në duar, më tha nuk të mbaj dot më sepse burri i gocës nuk do kurva me fëmijë.

Pyeta një shok më tha a mund të gjej njeri. Më mori me vete më çoi te Elvira. Ajo ishte shumë e dashur, shumë e respektueshme. I bëri të gjitha si të ishte nëna e djalit.

Unë nuk e njihja. Më çoi kushëriri i saj te ajo. Më tha që kjo grua ka ëndërr të ketë një djalë sepse kishte vetëm dy vajza.

Nuk i thashë se kisha frikë se ajo s’do ma mbante çunin, çfarë do të bëja me të rrugëve, kisha frikë se do të vdiste nga ftohti. Në atë moment pasi ika, nuk doja asgjë tjetër, vetëm të vdisja, humba edhe djalin, nuk kisha asnjë, pse të jetoja”,- rrëfeu ajo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img