Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Pas 1 viti, Meta dekreton Helidon Bendon në krye të SHISH

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon si kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror.

 

Dekreti i Presidentit Meta vjen një vit me vonesë kur Helidon Bendo ka marrë drejtimin e SHISH pas largimit të Visho Ajazi Likës. Ky i fundit dha dorëheqjen në fund të muajit Tetor të vitit 2017, para se t’i përfundonte mandati.

Pas largimit të tij nga detyra, Kryeministri Edi Rama propozoi Helidon Bendon si drejtorin e ri të Shërbimit Informativ Kombëtar, por deri më sot Presidenti Meta nuk e dekretonte. Edhe pse i padekretuar, Bendo drejtonte SHISH për shkak se mbante postin e zv/drejtorit gjatë kohës që Visho Ajazi ka qenë në detyrë, duke marrë kështu kompetencat e tij pas largimit.

I pyetur në atë kohë përse nuk dekretonte Helidon Bendon, Meta tha se “Presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare siguron një institucion kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”. 

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidenti Meta dekreton emërimin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit

D E K R E T PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 92, pika f, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Helidon Bendo, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10937

Tiranë, më 05.11.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

/newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img