Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Pas 1 muaji qetësi, shënohet vdekja e parë nga Covid-19 në vend; nuk ishte i vaksinuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Fatkeqësisht është shënuar pas 1 muaji qetësi, 1 humbje jete. Janë bërë 3316 testime nga të cilat janë vetëm 30 raste të reja në këto bashki:

14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.

Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19.

Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (28 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        30

Të shëruar në 24 orë     8

Të shtruar në spitale      17

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3316

Testime totale             889,044

Raste pozitive             132,952

Raste të shëruara       130,174

Raste Aktive                      321

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              115

Elbasan            45

Kukës                32

Lezhë               32

Vlorë                28

Fier                   16

Durrës              16

Shkodër           15

Korçë                10

Berat               8

Gjirokastër        4

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Më shumë

spot_img