Hapësire reklamuese

Aktualitet

Parukeria te "Komuna e Parisit" bazë për shpërndarjen e hashashit, Policia arreston pronaren dhe shpall në kërkim bashkëpunëtorin

Shkruar nga Newsbomb
Parukeria te "Komuna e Parisit" bazë për shpërndarjen e

Pronarja e një parukerie në Tiranë është arrestuar në kushtet e flagrancës nga blutë e kryeqytetit, ndërsa bashkëpunëtori i saj është shpallur në kërkim, raporton newsbomb.al.

Në biznesin e Zamira Senkajt, një sallon bukurie në rrugën "Dhimitër Shuteriqi" te Komuna e Parisit, është gjetur hashash i ndarë në doza. I shpalluri në kërkim, e përdorte parukerinë si ambient për të fshehur lëndën narkotike.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Beauty salon".

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Zamira Senkaj, 50 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B. 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. B. e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e shtetases Z. S., në rrugën "Dhimitër Shuteriqi". 

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu