Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Party në Zoom”, Majlinda Bregu me kolegët me gota vere dhe muzikë organizojnë festë për fundvit

Shkruar nga Newsbomb

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu na ka treguar edhe një herë sesa i vështirë ishte viti 2020 për shkak të pandemisë.

Pas një viti të gjatë pune, Bregu së bashku me kolegët e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) kanë marrë pjesë në një ‘party’. Në video shihet Bregu teksa bëhet gati për të shkuar në festë, edhe pse festa është zhvilluar në ‘zoom’ online për shkak të pandemisë.

Në video shihen të gjithë bashkë duke biseduar dhe me gota verë në dorë, teksa bisedojnë, por nuk ka munguar edhe muzika.

“Zooming out of 2020. Pas një viti të gjatë pune kryesisht në Zoom, vendosëm të bëjmë edhe Party në Zoom. Madje tentuam edhe të këndonim të gjithë bashkë, por këtu dështuam me sukses

Nga Familja jonë e RCC, shtuar në 2020 me dy beba dhe goca e çuna të rinj, një urim për Një Vit të Ri me shëndet, takime e përqafime.

Dhe siç  thoshte Benjamin Franklin: “Lufto me veset e tuat, jeto në paqe me fqinjët dhe le të të gjejë Viti i Ri si një njëri më të mirë!”” shkruan Bregu në postimin e saj.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll