Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Partneriteti SHBA-Shqipëri i tejkalon politikat partiake”, ambasadorja Kim takon Kodhelin dhe Alizotin

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me kryetarin dhe zv.kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Mimi Kodheli dhe Tomor Alizoti.

Takimi vjen vetëm një ditë pas prezantimit të progres-raportit të KE-së për Shqipërinë, dhe thirrjes së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për hapjen sa më parë të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Ambasadorja Kim u takua sot me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Kryetaren Mimi Kodheli dhe Zëvendës Kryetarin Tomor Alizoti. Ata diskutuan rrugën në vijim për forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për vendimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të ofruar përkohësisht një strehë të sigurtë për qytetarët e shpërngulur afganë. Ajo përsëriti gjithashtu mbështetjen e SHBA për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke theksuar deklaratat e fundit të Sekretarit Blinken, ku ai bën thirrje për hapjen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur. Ambasadorja Kim, Kryetarja Kodheli dhe Zv. Kryetari Alizoti ranë dakord për të punuar ngushtë së bashku për të çuar përpara zbatimin e reformës në drejtësi; forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe aftësive të Shqipërisë si anëtare e NATO-s; dhe rritjen e tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve tona. Ata ranë dakord se, qoftë në Tiranë apo Uashington, rëndësia e partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë i tejkalon politikat partiake”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img