Hapësire reklamuese

Rajoni

Partneri shqiptar e detyroi të abortonte, dëshmia e 19-vjeçares: Ai më vrau fëmijën

Shkruar nga Newsbomb

Ymer Haxhiaj nga Cakrani i Fierit është 27-vjeçari që detyroi partenren e tij greke të abortonte foshnjën e tyre përmes dhunës.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në ishullin e Zakynthos në Greqi. 27-vjeçari pasi e mori partneren me dhunë në shtëpinë e tij, e lidhi me litar në shtrat, e rrahu dhe e detyroi të merrtte pilula aborti (një në gojë dhe një në vaginë) për të shkaktuar abort kimik të fetusit. Më vonë, ai e transferoi vajzën në spitalin “Agios Dionysios”, ku i mori celularin dhe i kërkoi të mos i thoshte asgjë askujt.

Pas analizave që iu nënshtrua, u zbulua se ajo ishte gjashtë javëshe shtatzënë dhe fetusi sapo ishte abortuar”, shkruajnë mediat greke. Aktualisht 27-vjeçari shqiptar ndodhet në burg, ndaj tij rëndojnë akuzat për “ndërprerje të shtatzënisë”, “dhunë në familje”, “lëndim të rrezikshëm trupor” dhe “vjedhje”.

Lexo edhe: E rëndë në Greqi, shqiptari dhunon të dashurën për t’i dhënë fund shtatzënisë

Por çfarë ka thënë 19-vjeçarja lidhur me rastin

"Më vrau fëmijën”, ishin fjalët e para të 19-vjeçares gjatë një prononcimi për Live News te Mega TV.

Dëshmia e saj është tronditëse... Pas makthit që jetoi nga partneri i saj 27-vjeçar, 19-vjeçarja gjeti forcën të përshkruajë minutat dramatike që i kushtuan jetën:

“Më lidhi duart dhe më shkelmoi në kokë, më mbylli gojën, dhe më thoshte se kam vendosur që do të të vras. Do të vras edhe fëmijën. Më pas më dha disa pilula”, ka thënë 19-vjeçarja.

Dëshmia e tezes së 19-vjeçares

“27-vjeçari u bë toksik. Nga sa më tha vajza ishte shumë xheloze për të. Një natë shkoi në shtëpi dhe i kërcënoi të gjithë, i tha nuk do rrish me ta por do vish me mua. Për disa ditë punët shkuan mirë derisa të martën në mbrëmje i tha të dilnin për shëtitje. Dil pak nga shtëpia se të kthej shpejt tek nëna jote, i tha ai mbesës. E çoi në shtëpinë e tij dhe nga çfarë na tha vajza e çoi në dhomën e tij, i lidhi duart, kishte një qese me pilula, 5 copë, ia mbajti kokën me forcë dhe i dha njerën, tjetrën ia futi në vaginë”, tha tezja e 19-vjeçares.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese