Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Partneri me dedikim prekës për Huyedën, i komenton Meta: I lexova me emocion fjalët tuaja, ajo do kujtohet gjithmonë….

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Thierry, partneri i artistes Hueyda El Saied ka bërë një dedikim prekës për njeriun e zemrës, teksa falënderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira.

Në këtë postim prekës ka komentuar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili i shkruan se Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit.

“Të dashur Gabriel dhe Thierry,

Humbja e parakohshme e Hueydas tuaj të shtrenjtë dhe shumë të dashur për ne, na lëndoi të gjithëve.

E lexova me shumë emocion dedikimin tuaj prekës dhe më lejoni të ndaj me ju dhembjen e madhe, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndjera, por edhe solidaritetin për gjithçka shprehni me fjalë zemre.

Hueyda do të kujtohet gjithmonë si simbol i mirësisë dhe suksesit, artiste e jashtëzakonshme, me kurajë, guxim të rrallë dhe sharm të mahnitshëm, e cila me arritjet e saj fitoi simpatinë dhe respektin e të gjithë shqiptarëve, duke u shndërruar në një model të përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë.

Do ta duam dhe do ta respektojmë gjithmonë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të saj!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img