Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Partizani nuk fiton në fushë, kërkon në tavolinë 3 me 0 kundër Tiranës…dhe t’i hiqet licensa stadiumit

Lajme të ngjashëm

Derbi i kryeqytetit Tirana – Partizani që përfundoi mesditën e sotme në rezultatin pa gola 0 – 0, përveç icidentit të djeshëm të ikjes së dritave, ka prodhuar një tjetër problematikë.

Burime nga presidenca e Partizanit, thanë për newsbomb.al se kanë nisur në Federatën Shqiptare të Futbollit kërkesën për të fituar ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, pasi Tirana, si organizatore, nuk mori masat në stadium që ndeshja të përfundonte.

Partizani jo vetëm kërkon rezultatin 3 me 0, por thotë se FSHF duhet të marrë në konsideratë edhe heqjen e licensës së Stadiumit “Selman Stermasi”, për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjeve aty, sepse stadiumi nuk i plotëson kushtet.

Shkak për kërkesat e tyre u bë ndërprerja e ndeshjes në minutën e 63-të mbrëmjen e djeshme për shkak të ikjes së dritave në stadium.

Te Tirana nuk kanë dijeni për kërkesën, pavarësisht se ndeshja vazhdoi sot dhe u mbyll pa gola. Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë FSHF ndaj kërkesës së Partizanit. Klubi i kuq paralajmëron ndjekjen e kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjyqësorit të futbollit në Shqipëri e jashtë vendit.


Më shumë