Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ka dhënë një mesazh duke thënë se Gjermania do të angazhohet t’i mbrojë këto të drejta në mbarë borën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka theksuar se për tu plotësuar këto të drejta atëhere duhet një shtet i qëndrushëm, një kornizë politike që respekton llogaridhënien ndaj qytetareve dhe qytetarëve të saj, vepron me transparencë si dhe mbron të drejtat e tyre
Ai shton se është e rëndësishme që të gjitha partitë të prfshhen në mënyrë konstruktive në punën parlamentare dhe do të punojnë për zgjidhjen e problemeve paqësisht dhe brenda kuadrit ligjor.
“Të drejtat e njeriut janë universale dhe të panegociueshme. Ne angazhohemi për t‘i mbrojtur këto të drejta në mbarë botën. Kjo është një përgjegjësi, e cila del nga kapitulli i errët i historisë gjermane. Kjo përgjegjësi është sot një pjesë e vetëkuptueshme e politikës sonë të jashtme. Që të drejtat e njeriut të mund të garantohen për të gjithë, nevojitet një shtet i qendrueshëm, një kornizë politike që respekton llogaridhënien ndaj qytetareve dhe qytetarëve të saj, vepron me transparencë si dhe mbron të drejtat e tyre.
Për këtë arsye ne angazhohemi bashkërisht me partnerët tanë evropianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, për strukturat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. Por shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë si korrigjues. Prandaj ne jemi duke monitoruar me vëmendje situatën aktuale. Është e rëndësishme që të gjitha partitë të përfshihen në mënyrë konstruktive në punën parlamentare dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve paqësisht dhe brenda kuadrit të strukturave ligjore”, shkruan Zingraf.