Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Partinë ta fali Iliri? Kryemadhi: Iliri e la te Tit Vasili, ky i fundit ma dhuroi mua, ja kur largohem nga LSI. Kafshimi i veshit të Edi Ramës ka të bëjë me…

Shkruar nga Newsbomb
Partinë ta fali Iliri? Kryemadhi: Iliri e la te Tit Vasili, ky i fundit ma
Monika Kryemadhi ne Top Albania Radio

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë në Top Albania Radio ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe LSI-në.

E pyetur nëse partinë ia fali Ilir Meta, ajo e ka mohuar, duke u shprehur se Meta ia la partinë Petrit Vasilit, por ka qenë ky i fundit që ia ka dhuruar Kryemadhit pasi kjo do të ishte më e mirë për LSI-në.

“Partinë Iliri e la te Tit Vasili, por Tit Vasili ia dhuroi Monika Kryemadhit se do të ishte më mirë për LSI-në sesa për Monikën apo Petritin. Pas 4 viteve janë zgjedhjet në LSI dhe Monika nuk do kandidojë më, besoj se as Iliri nuk do të rikthehet në parti”, tha Kryemadhi.|

Për sa i përket fjalëve të saj në protestën për Teatrin se “do i ha veshin Edi Ramës”, Kryemadhi u shpreh se ajo ishte thjesht një shprehje simbolike për atë që nuk dëgjon hallet e popullit.

“Kafshimi i veshit ka të bëjë me atë që nuk dëgjon, është simbolika e mosdëgjimit të problemevet të njerëzve. Nëse rrugët e Tirans gjëmojnë për padrejtësistë e mëdha të njerëzve, veshi është shumë pak për t’u kafshuar. Duke mos u marrë më me gjuhën shqipe kemi harruar krahasimet e simbolikat”, tha Kryemadhi.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll