Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Partia Socialiste shkresë KQZ, kërkon të regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste bëhet e dyta forcë politike që kërkon të regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit, që do të mbahen në Shqipëri për pushtetin lokal. Më herët, dy ditë më parë kërkesë ka bërë dhe Partia e Lirisë, e drejtuar nga Ilir Meta.

Afati i fundit i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e partive politike që do garojnë në zgjedhje është ora 23.59 e datës 6 mars.

Shkresa zyrtare mban firmën e Sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Eridian Salianji dhe është dërguar në KQZ dje, më datë 3 Mars. Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, kërkesa e PS për regjistrim në zgjedhje është protokolluar po dje.

Kerkesa e PS per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve

Ndërkohë, është e paqartë sesi do të garojë Partia Demokratike në këtë zgjedhje. Kjo forcë politike, më e madhja opozitare, nuk është regjistruar ende pasi ishte pritur vendimi i Gjykatës së Apelit për të qartësuar dhe pretendimet e palëve. Mirëpo, dje u vendos që çështja të rigjykohet dhe PD aktualisht mbetet në dorën e Enkelejd Alibeaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dy ditë kohë të vendosë për kandidatët e tij, nëse ata do të garojnë nën siglën e Partisë së Lirisë, apo do të jenë të pavarur. Pasi në këto kushte, të drejtën sipas ligjit për të regjistruar kandidat në emër të PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e ka Enkelejd Alibeaj.

Ilir Meta nga ana tjetër nuk ka pritur vendimin e Gjykatës së Apelit dje, por e ka bërë kërkesën për të regjistruar partinë e tij që më datë 2 Mars.


Më shumë