Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Partia Socialiste ‘rekruton’ edhe Kastro Zizon, shfaqet krah Veliajt dhe i dhuron një çantë shpine

Shkruar nga Newsbomb
Partia Socialiste ‘rekruton’ edhe Kastro Zizon, shfaqet krah Veliajt
erion Veliaj dhe Kastro Zizo

Ditën e sotme kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një takim në njësinë nr.4 në Tiranë.

Këtë herë krah Veliajt u shfaq një tjetër personazh nga bota e muzikës, këngëtari Kastro Zizo, i cili i dhuroi edhe një çantë shpine kryebashkiakut.

“Edhe unë dua të jem brenda njerëzve që janë po aq dinamik sa unë. Suporti im është maksimal dhe jo vetëm. Shumë nga ata njerëz në një projekt artistik që jam suportuar, kishin bindje të djathta. Kur secili është ndjerë i ngopur, ka reflektuar me veten, ore dale, këtë që kisha nevojë, ky po ma jep edhe pse s’është e partisë time. Suporti është maksimal. Lal, ti e di që jam njeri i surprizave, është kollaj të bësh biznes në Shqiëpëri. Unë arrita që të kem brandin tim të çantave, lali kjo është një dhuratë për ty. Faleminderit shumë dhe fitore!“, tha Kastro Zizo ndër të tjera.

Kujtojmë që kryebashkiaku Veliaj ka grumbulluar për fushatën e PS-së  emra të njohur të botës artistike, si Valbona selimllari, Gazmend Paja, Landi Hysi apo Vikena Kamenica.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll