Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Partia Socialiste nis fushatën, Majko prezanton kandidatin për Bashkinë e Kukësit

Shkruar nga Newsbomb
Partia Socialiste nis fushatën, Majko prezanton kandidatin për

Socialistët nuk kanë humbur kohë me fushatën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit. Menjëherë sapo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesat për regjistrimin e kandidatëve, fushata ka nisur nga fshati i Albert Halilaj.

Ky i fundit është kandidati me të cilin Partia Socialiste kërkon të rifitojë bashkinë, pas skandalit të Safet Gjicit.

Nisur dhe nga kjo rrethanë, socialistët dhe drejtuesi politikë i partisë atje, Pandeli Majko nuk kanë dashur të humbin kohë. Ndryshe nga fushata e 14 Majit, këtë herë atyre u duhet të punojnë më shumë, edhe për njollën e Gjicit.

Mesditën e së enjtes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha "dritën jeshile" kandidaturave, ndërsa pasdite Pandeli Majko dhe Albert Halilaj kanë shkuar në fshatin Bicaj për të nisur me fushatën. Ky fshat është vendlindja e kandidatit socialist dhe vendbanimi aktual.

"Dje, në Bicaj, prezantuam Albert Halilaj për drejtimin e Bashkisë së Kukësit! Alberti jeton në fshatin e tij duke bërë dallimin me ata që vinë nga Tirana si porosi e politikës! Në vendlindje, njeriu nuk i shpëton asaj që është, ndaj edhe pritja që Bicaj bënë dje për djalin e vet flet më shumë se fjala…", shkruan Majko.

Opozita nga ana tjetër, garon përballë Halilajt me Emri Vatën i cili ka dalë nga procesi i Primareve. Vata përfaqëson koalicionin "Bashkë Fitojmë" të përbërë nga Partia e Lirisë dhe Partia Demokristiane, ndër Rithemelimi i Berishës nuk është lejuar nga KQZ.

Të drejtën legjitime për të përfaqësuar Partinë Demokratike e ka Lulzim Basha, i cili deri tani nuk ka dhënë sinjale nëse do të nxjerrë ose jo një kandidat tjetër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese