Hapësire reklamuese

Politikë

Partia Socialiste nën "ethet" e fushatës, Edi Rama mbledh sot Kryesinë, në tre qarqe u besohet të njëjtëve emra

Shkruar nga Newsbomb
Partia Socialiste nën "ethet" e fushatës, Edi Rama mbledh

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot Kryesinë e Partisë Socialiste, organi më i lartë drejtues i një force politike, për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ndryshe nga demokratët që e kanë nisur herët fushatën dhe kanë nxjerrë emrat e kandidatëve, socialistët janë treguar më hermetikë.

Mirëpo, duke se edhe për ta pritjes i ka ardhur fundi. Më shumë sesa një fundi i një procesi, kjo e sotmja konsiderohet për socialistët si një ditë e "ethshme" pasi janë duke pritur vendimin e Ramës për rikandidimin e disa prej kryebashkiakëve aktualë dhe të zgjedhurit e rinj.

Numri një i Partisë Socialiste duhet të zgjedhë kandidatë të fortë dhe figura popullore në publik, për disa bashki në të cilat të zgjedhurit vendorë janë arrestuar për korrupsion dhe shkelje me tenderat, si e vetmja rrugë për të maksimalizuar votat.

Burime jozyrtare nga selia rozë thonë se të paktën 45 kryebashkiakë aktualë do të rikonfirmohen nga Edi Rama dhe për një mandat tjetër, megjithëse për disa ka pasur pakënaqësi në mënyrën sesi e kanë administruar territorin e tyre, në disa raste të shprehura dhe publikisht.

Tirana do të vijojë me 5 emrat që qeverisin aktualisht bashkitë; drejtuesi politik i Korçës, Niko Peleshi ka vendosur që të mos bëjë ndryshime në 6 bashki të qarkut; e po ashtu dhe Lezha nuk ka çuar emra të rinj në Kryesi. Këto janë tre qarqet që deri tani mendohet se janë të vetmet ku drejtuesit nuk do të preken.

Edhe ekipi i Dibrës është propozuar në Kryesinë e Partisë Socialiste të shkojë pa asnjë ndryshim, mirëpo arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ka trazuar ujërat në minutën e fundit. Belinda Ballukut si drejtuese politike, i duhet të gjejë pasuesin e Allës.

Më herët, newsbomb.al ka mësuar dhe emrat e dy kandidatëve të zgjedhur nga Blendi Klosi për bashkitë e jugut. Ermal Dredha dhe Olti Çaçi janë dy emrat e Partisë Socialiste për Vlorën dhe Sarandën. Ata kanë marrë “dritën jeshile” pas diskutimeve në strukturat e partisë.

Ermal Dredha është një diplomat karriere i Shqipërisë dhe ka shprehur dëshirën për të drejtuar Vlorën, qytet i drejtuar më herët nga babai i tij. Ai është djali i Neki Dredhës, ish-kryebashkiak i Vlorës në vitin 2000.

Ndërkohë, emri i dytë është Oltion (Olti) Çaçi, një biznesmen dhe sipërmarrës i suksesshëm në fushën e hotelerisë, që tashmë synon të drejtojë Bashkinë e Sarandës. Aktualisht, kjo bashki drejtohet nga Adrian Gurma, i cili nuk e ka bindur Ramën për një mandat tjetër.

Në dilemë është dhe një bashki pjesë e qarkut të Durrësit. Bëhet fjalë për Krujën, ku kryebashkiaku Artur Bushi u thirr pak ditë më parë në SPAK, për të dhënë deklarime për kallëzimin e bërë nga një banor i zonës.

Socialistët janë në situatë të vështirë me Bushin, pasi pozicioni i tij përballë ligjit nuk është i qartë. Nëse ai rikonfirmohet dhe në muajt e ardhshëm mund të prangoset, kjo do të ishte një goditje e fortë për Partinë Socialiste. Nga ana tjetër, mos-kandidimi i Artur Bushit për një bashki të cilën e drejton prej dy mandatesh, do të vinte rrezik pozitat e socialistëve.

Në Peqin, fushatën elektorale nga socialistët e ka nisur prej javësh Bukurosh Maçi. Libohova do të ketë një emër të ri. Leonard Hide ka marrë pëlqimin e drejtueses politike të qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro.

Të gjitha bashkitë e tjera, do të vendosen në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë, 25 Mars. Me të marrë dakordësinë e Edi Ramës, listat me emrat e kandidatëve do të dërgohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, pasi e hëna e 27 Marsit është afati i fundit për t'u regjistruar.

//NEWSBOMB ALBANIA

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.