Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Partia Socialiste në mandatin e tretë, Etjen Xhafaj “këshilla” Ramës: Ndryshimi është i domosdoshëm, duhet të ketë një qeveri me emra të rinj

Shkruar nga Newsbomb
Partia Socialiste në mandatin e tretë, Etjen Xhafaj

Partia Socialsite arriti të merrte mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 prillit, pa patur nevojë për koalicione.

Deputeti i zgjedhur i qarkut të Tiranës, Etjen Xhafaj, në një intervistë për Euroneës Albania, e ka konsideruar të nevojshme që qeveria e mandatit të tretë të ketë emra të rinj.

“Do të ketë një qeveri të re absolutisht. Do të kemi një kabinet të ri qeveritar por nëse do të ndërrohen të gjithë apo jo, kjo pastaj varet nga Kryeministri dhe mënyra se si do të përgatisë ekipin për këtë mandat në bazë të vlerësimit dhe fokusit që do të kemi në këto katër vite. Unë mendoj se ndryshimi është i domosdoshëm për të ecur përpara dhe për t’u zhvilluar dhe besoj se dhe kryeministri vetë e ka nisur këtë që nga Kongresi (PS) dhe deklaratat që kanë ardhur në vijimësi për nevojë për t’u rigjetur”, tha Xhafaj.

Ai foli edhe për operacionet e fundit të SPAK, për të cilat tha se kanë arritur besueshmërinë tek institucionet” e drejtësisë.

“Reforma ka pasur efekt. Nuk mund të kemi më vendimmarrja arbitrare dhe vonesa procedurale siç ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai duke shtuar nga ana tjetër se “nuk ka një fitore finale ndaj korrupsionit, nuk e ka fituar as SHBA, por ka ngritje të institucioneve”, tha Etjen Xhafaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese