Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Partia Socialiste mesazh për ikjen e Bujar Nishanit: Pusho në paqe President!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy zyrtarë të Partisë Socialiste, Petro Koçi dhe Elisa Spiropali reagojnë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, pasditen e sotme. Ai u nda nga jeta në Gjermani, ku prej më shumë se 20 ditësh kurohej për postcovid.

“Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu”, shkruan Spiropali. Ndërkohë, Petro Koçi në mesazhin e tij të ngushëllimit, rikujton një takim që ka pasur me ish-presidentin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me keqardhje mesova ndarjen nga jeta te Bujar Nishanit, ish President i Republikes. Kemi bashkepunuar ne vitet 2005-2009 ne drejtim te Komisionit te Sigurise Kombetare ne Kuvend. Eshte rasti te kujtoj nje vizite te asaj kohe bashke me kolegun Nishani ne SHBA, kur zhvilluam takime ne Komisionet e Sigurise ne Senat dhe Kongres, ne Pentagon, ne CIA, ne Departamentin e Shtetit etj.

Ishte politikan serioz. Nje figure e rendesishme ne PD.Si President respektoi Kushtetuten. Ngushellime familjes, kolegeve dhe Partise Demokratike!”, ka shkruar Koçi.

Gjithashtu, edhe deputeti tjetër socialist Vullnet Sinaj, shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Nishani. Ai e quan atë një “kundërshtar të denjë politikë” dhe ish-Skënderbegas.

“Keqardhje për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, një ish-Skënderbegas me të cilin kemi mbaruar bashkë degën “Gjitharmësh”, disa herë deputet e ministër dhe një kundërshtar i denjë politik. Ngushëllime familjes dhe të afërmve. U prehtë në paqe”, shkruan Sinaj.

Për ikjen e Bujar Nishanit shkruan dhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj. “Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të ish-Presidentit Bujar Nishani, për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta”, thotë ai.

Damian Gjiknuri gjithashtu ka reaguar për humbjen e Nishanit, duke e cilësuar si një personalitet që që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore.

“Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani!

Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë!

Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta!”, shkruan Gjiknuri.

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka shprehur një mesazh ngushëllimi pak më parë për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, ditën e sotme në një spital në Gjermani.

“TE PREHESH NE PAQE!” shkruan Braçe.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img