Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Partia Socialiste mban sot Kongresin, nga Statuti i ri te shkarkimi i gjithë kryetarëve të Partisë (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Socialistët do të mblidhen sot në Tiranë në ditën e Kongresit të PS-së. Një ndër pikat kryesore të cilat do trajtohen është dhe projekt-vendimi i shkarkimit të të gjithë kryetarëve të Partisë Socialiste, në të gjitha bashkitë e vendit.

Sipas këtij projekt vendimi, hapet rruga për riorganizimin e partisë dhe përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Më herët, sot newsbomb.al ka raportuar për rikthimin pas 32 vjetësh të Sekretarit Ekzekutiv, që sipas statutit, do të jetë një lloj kancelari në nivel bashkie.

Ky funksion i ri do të jetë me kohë të plotë dhe do të përgjigjet për të gjithë anën dokumentare, administrative, kuotizacionin, duke ndjekur dhe raportuar zbatimin e akteve të organeve më të larta të partisë në nivel vendor” shkruhet në relacionin sqarues të ndryshimeve statutore të PS.

Ndërkohë, në nenin 12 të Statutit të ri, parashikohet ndryshimi i simbolit, stema dhe flamuri i Partisë Socialiste. Simboli i ri i PS-së paraqet një grusht të mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq, kurse stema është në formë rrethi me ngjyrë të gjelbër.

Në qendër vendoset simboli i partisë, ndërsa anash tij është shkruar me germa kapitale të bardha Partia Socialiste e Shqipërisë 1991, mëson newsbomb.al. Flamuri i Partisë Socialiste është ngjyrë rozë me stemën e partisë në mes. Këto ndryshime janë dukshëm rikthimi i PS-së në origjinalitet duke i ikur “Rilindjes”.

Një nga ndryshimet e reja në Statut lidhet dhe me mandatin e kryetarit të Partisë. Ai ka një mandat 4 vjeçar dhe draft-Statuti parashikon disa raste kur mund t’i ndërpritet para kohe. Kur kryetari jep dorëheqjen, kur Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme; kur humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e një të tretës së anëtarëve të partisë; etj.

Sipas dokumentit që disponon neësbomb.al, punimet e Kongresit do të hapen nga Sekretari i partisë Damian Gjiknuri, në orën 12.00. Pas tij do të flasë Elisa Spiropali për procesin e Këshillimit Kombëtar, Ditmir Bushati për hapjen dhe fuqizimin e PS dhe Taulant Balla për përgjegjësitë e mazhorancës.

Edi Rama do të mbajë fjalën i fundit në këtë sesion të parë, në orën 12.35, dhe më pas do të nisë sesioni i punimeve formale. Newsbomb.al ka publikuar draft-Statutin e plotë të socialistëve, i cili pritet të votohet në Kongresin e 9 prillit (sot).

Për t’u ndalur te Sekretari i Përgjithshëm, në dokument thuhet se ai (Damian Gjiknuri aktualisht) zgjidhet nga radhët e Asamblesë Kombëtare dhe është përgjegjësi kryesor për drejtimin dhe funksionimin administrativ dhe organizativ të partisë. Madje, Sekretari i Përgjithshëm “kryen funksionet e Kryetarit të Partisë për periudhën kur vendi i tij mbetet vakant.

Draft Statuti PS by Newsbomb Albania

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img