Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Partia Socialiste mban Kongresin në 9 prill, a do të ketë largime nga Qeveria?!

Shkruar nga Newsbomb
Partia Socialiste mban Kongresin në 9 prill, a do të ketë largime

Kongresi i radhës i Partisë Socialiste do të mbahet më datë 9 prill. Mbledhja e parë ishte caktuar të zhvillohej më 29 janar, por u shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, të cilat u fituan në shumicë nga të majtët.

Nuk dihet nëse në punimet e këtij Kongresi kryeministri Edi Rama do të bëjë ndyshime në kabinet, por këto ditë nuk kanë qenë të qeta në radhët e socialistëve. Burime jozyrtare kanë thanë se disa ministri mund të preken dhe do të ketë lëvizje.

Ky është viti i parë i qeverisë së "Rama 3" dhe pritet të shihet nëse kryesocialisti do të bëjë lëvizje në ekip për të sjellë ato që i quan "impulse të reja" apo puna e ministrave deri tani ka qenë në nivelin e pritshmërive të tij.

Megjithatë, qeveria e Edi Ramës është përballur me protesta që në ditët e para të marrjes së detyrës, por dhe në ditët e fundit, për shkak të rritjes së çmimeve.

Në Kongresin e fundit të PS në qershor 2021, socialistët morën vendime të rëndësishme. Pati afrime dhe largime, më i rëndësishme tërheqja e Gramoz Ruçit nga politika aktive. Një ndër zërat më të rëndësishëm në PS, u tërhoq duke thënë se tashmë radhën e kishin të rinjtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed