Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Partia Socialiste kryeson me gati 13.000 vota, Lefter Maliqi nuk njeh zgjedhjet: Nuk i pranoj, kurrë dhe pikë! Diçka e tmerrshme fshihet

Shkruar nga Newsbomb
Partia Socialiste kryeson me gati 13.000 vota, Lefter Maliqi nuk njeh zgjedhjet:

Vjen kontestimi i parë i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kur procesi i numërimit të votave nuk ka përfunduar ende. Deputeti Lefter Maliqi, pjesë e opozitës së bashkuar në Berat, deklaron se nuk i njeh ato.

Sipas Maliqit, “diçka e tmerrshme po fshihet” dhe votat e tij janë vjedhur. Ky reagim i Maliqit vjen pas publikimit të rezultateve të fundit nga KQZ për Beratin, deri në orën 08.31 të datës 26 prill, kur janë numëruar 84 kuti votimi nga 277 gjithsej, dhe Partia Socialiste kryeson bindshëm.

Shkruan Lefter Maliqi:

Te dashur bashkeqytetaret e mi ne qarkun e Beratit. Une, ne respekt te vullnetit tuaj, nuk i pranoj keto zgjedhje, kurre dhe pike. Votat e mia jane grabitur, jane blere, jane manipuluar, nga krimi dhe mafia,per mua jo vetem ne qarkun Berat por ne gjithe vendin,dicka e tmerrshme fshihet.Rezultati i deritanishem eshte skandaloz dhe i pavertete.

Mbetem me i forte se kurre, besoj qe e verteta do te zbardhet, dhe ndeshkimi do te jete i rende. Vazhdoj me koken lart dhe me besim ne Zot, drejt sfidave reale me fitore kunder krimit, droges dhe mafies.

REZULTATET E FUNDIT, ORA 08:31– 26 PRILL

Partia Socialiste  - 12.804 vota

Partia Demokratike  -  7.300 vota

Lëvizja Socialiste për Integrim  -  2.963 vota

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll