Hapësire reklamuese

Politikë

“Partia Socialiste i ka dhënë rol të barabartë gruas”, Veliaj: Skemat sociale, në qendër të programit tonë

Shkruar nga Newsbomb
“Partia Socialiste i ka dhënë rol të barabartë

Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e Njësisë 12 në kryeqytet kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se ndihet krenar që Partia Socialiste ka arritur ta vendosë Shqipërinë në vendet e para në Europë sa i takon barazisë gjinore në vendimmarrje.

I shoqëruar edhe nga kandidatja për deputete Ermonela Felaj, Veliaj u shpreh se që nga kuotat e përcaktuara në parlament, ashtu edhe në qeverisjen qendrore dhe vendore Partia Socialiste i ka dhënë një rol të barabartë gruas.

“Është një kënaqësi shumë e madhe kur sheh rankimet borërore dhe vëren se Partia Socialiste është ajo fuqi qeverisëse që e ka vendosur Shqipërinë në 5 vendet kryesore në Europë për emancipimin në qeverisje. Gjysma e qeverisë janë gra dhe gjysma burra. Jemi të vetmet bashki në rajonin tonë ku gjysma e Këshillit Bashkiak janë burra dhe gjysma janë gra. E njëjta gjë me kuotat në parlament,” tha Veliaj.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën veçoi edhe faktin se në këtë forcë politike të gjitha sondazhet evidentojnë mbështetjen e grave në masën 65%.

“Kemi një arsye për ta pasur kokën lart e për t’i parë njerëzit në sy, sidomos gratë e vajzat. Partia Socialiste është vërtet mbi 50% në të gjithë sondazhet, por nëse e zbërthen sondazhin te gratë e vajzat ne jemi mbi 65%. Qartazi ne kemi dhe gra e vajza që vijnë nga familje që tipikisht nuk votojnë forcën tonë, por thonë: “E di çfarë? Unë do bëj hesapet e fëmijëve të mi dhe jo hesapet e gjyshit,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se kjo vjen pasi PS në bërthamë të programit të saj politik ka skemat sociale.

“Për të gjitha skemat sociale, Partisë Socialiste i shkon emri socialiste, sepse është një forcë solidare në çdo stacion të jetës së njeriut, nga lindja, deri te pensioni. Ky është programi ynë. Në çdo segment të jetës së njeriut ne kemi ndikuar dhe kemi ndikuar për mirë,” deklaroi ai.

Në fund, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të të pranishmeve Veliaj shpjegoi se edhe skema e strehimit social është mjaft e gjerë, jo vetëm me kreditë e buta, por edhe me bonusin e qerasë si dhe me banesat sociale të cilat jepen për ato familje që nuk kanë mundësi të paguajnë një kredi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.