Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Partia Socialiste i ikën “RILINDJES”, Statuti i ri e rikthen në “ORIGJINALITET”: Nga grushti i mbledhur me trëndafil të kuq, te stema e flamuri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste do të mbajë të shtunën e 9 prillit Kongresin, ku pritet të miratohet statuti i ri dhe ndryshime të tjera të rëndësishme. Më herët, sot newsbomb.al ka raportuar për shkarkimin e të gjithë kryetarëve të PS në rrethe dhe rikthimin pas 32 vjetësh të Sekretarit Ekzekutiv.

Në nenin 12 të Statutit të ri, parashikohet ndryshimi i simbolit, stema dhe flamuri i Partisë Socialiste. Simboli i ri i PS-së paraqet një grusht të mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq, kurse stema është në formë rrethi me ngjyrë të gjelbër.

Në qendër vendoset simboli i partisë, ndërsa anash tij është shkruar me germa kapitale të bardha Partia Socialiste e Shqipërisë 1991, mëson newsbomb.al. Flamuri i Partisë Socialiste është ngjyrë rozë me stemën e partisë në mes. Këto ndryshime janë dukshëm rikthimi i PS-së në origjinalitet.

Pra, “Rilindja” e Edi Ramës e 9 viteve më parë ikën dhe rikthehet në simbolet e para të saj. Një paradoks që ndodh në fakt me socialistët, në të njëjtën kohë kur edhe demokratët kanë vendosur të rikthehen në simbolet e tyre të para, sipas vendimit të Komisionit të Rithemelimit.

Më shumë




spot_img








spot_img