Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
100 %
2.1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
17 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Partia Socialiste denoncon: Bujar Leskaj prezent në qendrën e votimit, në shkelje me ligjin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj është parë në një qendër votimi tek shkolla “4 heronjt” në Vlorë.

Partia Socialiste ka denoncuar rastin duke thënë se kjo është në shkelje të plotë të ligjit.

Kjo pasi kandidatët politikë nuk lejohet që t’u afrohen qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve. Deri në këto momente janë raportuar 2 incidente në Gjirokastër dhe në Tiranë, ku dy persona kanë tentuar që të fotografojnë votën. Ditën e sotme po zhvillohet procesi i zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë.

KQZ raporton se deri në orën 11.00 kanë votuar 19.66 përqind e personave sipas të dhënave që janë marrë nga qendrat e votimit.

Rritja e votuesve nga ora 10.00 në orën 11.00 është vetëm me 3% por sigurisht, pjesëmarrja në këto zgjedhje raportohet më e lartë sesa ajo e 2017 në të njëjtën orë.

Më shumë




spot_img








spot_img