Hapësire reklamuese

Politikë

Partia Socialiste çon në SPAK deputetin e PD: Sulmoi fizikisht kolegun Vullnet Sinaj!

Shkruar nga Newsbomb

Partia Socialiste ka kallëzuar penalisht në SPAK deputetin demokrat Bledjon Nallbati, pas episodit që ndodhi tre ditë më parë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku ky i fundit sulmoi fizikisht kolegun socialist Vullnet Sinaj.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka njoftuar kallëzimin penal dhe thotë se socialistët nuk do të tolerojnë asnjë akt dhune, duke ftuar organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit.

"Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament", shkruan Çuçi.

Ky vendim i papritur vjen një ditë pasi vetë deputeti socialist Vullnet Sinaj u shpreh se nuk do të bënte kallëzim pranë autoriteteve. Megjithatë, ai theksoi se nëse grupi socialist do të merrte ndonjë veprim, ai do e mbështeste.

“Është një incident i krijuar nga Sali Berisha për ti shpëtuar drejtësisë shqiptare. Personalisht jo nuk do e denoncoj, por do jem pjesë e grupit PS nëse ata do të ndërmarrin një vendim do të jem. Jashtë seancës i thashë Nallbatit pse e bënte atë veprim pasi kishim raporte normale. Përgjigjja e tij ishte se e kisha me kartën jo me ty”, tha ai.

[caption id="attachment_750987" align="alignnone" width="2470"]Kallezimi penal i depozituar nga Partia Socialiste ne SPAK Kallezimi penal i depozituar nga Partia Socialiste ne SPAK[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese