Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Partia greke shpall kandidatët, Piro Dhima “lufton” për karrigen e eurodeputetit

Shkruar nga Newsbomb
Partia greke shpall kandidatët, Piro Dhima “lufton” për

Demokracia e Re në Greqi ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit. Ajo që bie në sy është emri i peshëngritësi, Piro Dhima. Dhima do të kandidojë për karrigen e një deputeti në Parlamentin Europian nën logon e Demokracisë së Re që ka në krye kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ish-peshëngritësi kohë më parë ka bërë bujë me deklaratën për origjinën e tij. Në një intervistë të mëhershme, kur gazetarja greke Elena Akrita e cilësoi me origjinë shqiptare, Pirro Dhima i tha se është grek i lindur në Shqipëri, gjë që solli shumë reagime në të dyja anët.

“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri. Kam lindur në Himarë”, tha ai më herët. Piro Dhima më herët ka qenë edhe deputet i Demokracisë së Re.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian zhvillohen çdo pesë vjet me votim universal për të rriturit me më shumë se 400 milionë njerëz me të drejtë vote, ato janë zgjedhjet e dyta më të mëdha demokratike në botë pas zgjedhjeve të Indisë.

Deri në vitin 2019, 751 eurodeputetë u zgjodhën në Parlamentin Evropian. Partitë politike evropiane kanë të drejtë të bëjnë fushatë në mbarë BE-në për zgjedhjet evropiane. Ditët e zgjedhjeve janë 4 ditë radhazi. Zgjedhjet e fundit u zhvilluan në 2019 dhe zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen këtë vit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese