Hapësire reklamuese

Bota

Partia e Shinzo Abe triumfon në zgjedhjet parlamentare, do i japë fund Kushtetutës Paqësore

Shkruar nga Newsbomb
Partia e Shinzo Abe triumfon në zgjedhjet parlamentare, do i japë fund

Partia Konservatore e ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe ka fituar zgjedhjet në Japoni me rezultat historik.

Partia Liberal Demokratike gjatë fushatës zgjedhore ofroi një platformë për mbrojtjen e vendit si dhe përmirësimin e perspektivës  ekonomike me dy shtyllat kryesore në platformën e saj partiake që ishin “Mbrojtja e Japonisë” dhe “Ndërtimi i së Ardhmes”.

Një prej objektivave kryesore të partisë së Abe është edhe dhënia fund e Kushtetutës Pacifiste të vendit. Neni 9 i Kushtetutës së vitit 1947 e shpall të jashtëligjshme luftën si mjet për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Vrasja e Shinzo Abe tronditi botën, ndërsa liderët e vendeve të ndryshme e dënuan si sulm ndaj demokracisë.

Ndërkohë Policia japoneze pranoi se në tubimin e elektoral në qytetin jugor të Naras ka pasur probleme me sigurinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu