Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Partia e re e Topallit, Frrok Çupi: Iniciativë për demokracinë, PD nuk lejoi kurrë zhvillimin e ideve. Tregon pse Genc POLLO nuk ikën dot nga PD (‘Pengu’)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

99019e49fdaa91315ba7756a0242d7fe

Analisti Frrok Çupi thotë se krijimi i partisë së re nga Jozefina Topalli është një iniciativë re për demokracinë, e cila i shërben dhe vetë PD. Sipas tij, kjo e fundit ka nevojë të përhapet sepse nuk ka lejuar kurrë zhvillimin e ideve dhe personalitetve.

“Është një proces i natyrshëm në PD, lindja e partive të reja. Tek ne është procesi i komunizmit që vazhdon të jetë ende, partia është e përjetshme, lideri po ashtu dhe kjo ngarkesë në PD është shumë e rëndë. PD ka ndjerë ndryshimin, por nuk ka lejuar kurrë zhvillimin e ideve, alternativat, personalitetet. Personalitetet ose janë eliminuar. Nga themeluesit e PD nuk ke asnjë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Kjo iniciativë e Topallit është iniciativë e re për demokracinë. PD ka nevojë të përhapet”, është shprehur Çupi.

Më tej, analisti ka bërë dhe një deklaratë të padëgjuar më parë, kur ka thënë se Genc Pollo nuk largohet dot nga PD sepse ka qenë dëshmitar në vrasjen e Azem Hajdarit. “Genc Pollo nuk mund të ikë nga Partia Demokratike sepse është dëshmitar në vrasjen e Azem Hajdarit. Është një mëkat i madh që ka ndodhur në Partinë Demokratike”, ka thënë ai në Report Tv.

Kujtojmë se, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është rikthyer në politikë pas 7 vitesh mungesë dhe ka prezantuar dje projektin e saj më të ri, “Lëvizja për Ndryshim”, parti me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img