Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

“Partia e Punës kishte Ramën karikaturistin e preferuar”, Meta: Do të zbardhim grabitjet galopante të kryeministrit

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar sërish për çështjen e përfshirjes së emrit të tij në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke ironizuar kryeministrin Edi Rama.

Ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ishte karikaturisti i preferuar i shkrimeve propagandistike, kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit të Partisë së Punës.

Meta shkruan më tej se fokusi i tij dhe i Partisë së Lirisë, do të jetë zbardhja e grabitjeve të Ramës dhe dhënia e ndëshkimit të merituar për kreun e qeverisë.

“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.

Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.

Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar.

Në foto: (Karikatura e Edi Ramës në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983)”, shkruan Meta.

Më shumë