Hapësire reklamuese

Rajoni

Partia e Nikolla Gruevskit kundër gjuhës shqipe në të gjithë Maqedoninë: Rrezikojmë ndarjen

Shkruar nga Newsbomb

Partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, është kundër dy gjuhësisë në të gjithë territorin e Maqedonisë, ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Ilija Dimovski.

Deputeti maqedonas u shpreh se barazimi i gjuhës shqipe me atë maqedonase çon drejt federalizimit apo ndarjes së Maqedonisë.

“Barazimi i gjuhës maqedonase dhe shqipe në tërë territorin është absolutisht e papranueshme për VMRO-DPMNE-në. Me paralajmërimet për vendosjen e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë sulmohet Kushtetua dhe rendi kushtetues i këtij shteti, plotësisht dilet jashtë Kushtetutës dhe të drejtat e garantuara për bashkësitë etnike dhe për fat të keq fillon proces të cilin askush nuk e dine nëse do të përfundoj me federalizim ose ndarje të Maqedonisë”, ka thënë Ilija Dimovski.

Ditë më parë kreu i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev, theksoi se nëse partia e tij do të vinte në pushtet atëherë gjuha shqipe do të përdoret në të gjithë Republikën e Maqedonisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu