Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Partia e Lirisë dënon referendumet ruse për aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia e drejtuar nga Ilir Meta dënon referendumet e zhvilluara nga trupat ruse në katër rajone të Ukrainës, duke thënë se ato janë të papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Partia e Lirisë dënon ashpër referendumet e rreme me rezultate të paracaktuara të organizuara nga Rusia në Ukrainë.

Rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia është i papranueshëm, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe çdo parim të sovranitetit dhe integritetit territorial”, thuhet në reagimin e Ilir Metës.

Në një fjalim u transmetua drejtpërdrejt nga Moska, pavarësisht thirrjeve nga shtete perëndimore që Rusia të mos e ndërmerrte këtë hap, Putin ka thënë se banorët e rajoneve të aneksuara kanë marrë vendimin e tyre.

“Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve. Qytetarët bënë zgjedhjen e tyre,” thotë Putin, për rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Lexo edhe: Vladimir Putin nënshkruan dekretin: Sot Rusia u bë me katër krahina të reja

Më shumë




spot_img








spot_img