Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Partia Demokratike uron Giorgia Melonin e Italisë: Shembulli me premtues per rikthimin e vlerave konservatore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e Italisë dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend. Ajo pritet të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një urim asaj i ka ardhur dhe nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ku përmes zëdhënëses Floriana Garo, Meloni konsiderohet si një shembull premtues për rikthimin e të djathtës konservatore në pushtet.

“Urime Giorgia Melonit, kryeministres se ardhshme te Italise! Shembulli me premtues per rikthimin e vlerave konservatore, ne kete moment qe bota ka kaq shume nevoje per to”, thuhet në reagimin e shpërndarë nga Garo.

Lexo edhe: Qeveria më e djathtë që nga Lufta II Botërore, Giorgia Meloni kryeministrja e parë femër e Italisë

Një urim të veçantë nga ai i Partisë Demokratike e ka bërë dhe vetë më vonë kryetari Sali Berisha.

“Fitore historike e Koalicionit te Djathte, miqve tane ne Itali. Nje urim te perzemert per suksesin historik, fitoren e shkelqyer udheheqesve te koalicionit fitimtar Georgia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini”, shkruan ai.

Më shumë




spot_img








spot_img