Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Partia Demokratike kallëzon penalisht komisionerët e Roskovecit: Mbushën kutitë e votimit me porosi të Majlinda Bufit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike Roskovec ka dorëzuar pranë Prokurorisë së Fierit kallëzim penal për të gjithë antarët e komisioneve në qendrat e votimit të ZAZ nr.60 në bashkinë e këtij qyteti.

Sipas njoftimit të PD, disponohen të gjitha provat se procesi i votimit në Bashkinë Roskovec ka parregullësi të shumta. PD denoncon se komisionerët e kësaj qendre kanë mbushur kutitë e votimit me 1200 vota, me porosi të Majlinda Bufit.

‘Sipas monitorimeve në terren gjatës ditës së votimit në 30 Qershor, me argumeta të plotë dhe fakte të grumbulluara, në kutitë e votimit janë hedhur më shumë fletë votimi sesa votues që kanë hyrë fizikisht në qendrat e votimit.

Majlinda Bufi edhe pse e vetme në votimet monopartiake, ka shtuar me dorën e kamikazëve të saj në komisione, vota në mënyrë fiktive. Sipas të dhënave të Partisë Demokratike Roskovec, kamikazët dhe puntorët e bashkisë së Majlindës janë hedhur në kutitë e votmit më shumë se 1200 vota në të gjitha qendrat e marra sëbashku’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PD.

Deklaratë për mediat

Partia Demokratike Roskovec me autoritetin që të jep ligji, ka dorezuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, kallëzim penal për të gjithë antarët e komisioneve në qendrat e votimit të ZAZ nr.60.

Partia Demokratike Roskovec disponon të gjitha provat se procesi i votimit të zgjedhjeve monopartiake të Bashkinë Roskovec rezulton me parregullësi.

Sipas monitorimeve në terren gjatës ditës së votimit në 30 Qershor, me argumeta të plotë dhe fakte të grumbulluara, në kutitë e votimit janë hedhur më shumë fletë votimi sesa votues që kanë hyrë fizikisht në qendrat e votimit.

Majlinda Bufi edhe pse e vetme në votimet monopartiake, ka shtuar me dorën e kamikazëve të saj në komisione, vota në mënyrë fiktive. Sipas të dhënave të Partisë Demokratike Roskovec, kamikazët dhe puntorët e bashkisë së Majlindës janë hedhur në kutitë e votmit më shumë se 1200 vota në të gjitha qendrat e marra sëbashku.

Procesi i organizimit dhe administrimit të votimit të datës 30 qershor, në kundërshtim me Dekretin e Presidentit te Republikes nr.11199, date 10.6.2019 “Për shfuqizimin e Dekretit të Presidentit nr.10928, datë 5.11.2018, “Për caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore, perben shkelje te rende te rendit kushtetues.

Partia Demokratike Roskovec ndaj subjekteve të mësiperme ka paraqitur nje sërë faktesh të grumbulluara, për kallzimin e bërë per vepren penale të “Falsifikimit të materialeve dhe rezultateve zgjedhore”.

Partia Demokratike Roskovec shpreh besimin e plotë për veprimin në kohë dhe me profesionalizëm të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier, me paanshmeri dhe korrektësi në hetimin e plotë të kësaj çështjeje për zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve, te cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një procesi votimesh monopartiake me qëllimin e vetëm të dokumentit të një rezultati “Farsë”

Prandaj duke deklaruar se në kutitë e votimit ka më shumë fletë votimi se votues, i gjithë procesi është i manipuluar dhe për rrjedhojë rezultati në Bashkinë Roskovec mbetet “Nul”.

67329258_433768817221807_6994413159897366528_n.jpg 67342671_433768850555137_729577130974773248_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img