Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
18 °
Die
17 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Partia Demokratike i bën thirrje KQZ-së: Zbatoni ligjin dhe mos regjistroni Tom Doshin në zgjedhje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e regjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Përmes një njoftimi zyrtar, PD shkruan se KQZ duhet të zbatojë ligjin, pasi Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

“Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, thuhet në njoftim.

Më shumë




spot_img








spot_img