Hapësire reklamuese

Social Bomb

Partia Demokratike “hedh në treg” maska anti-covid: Mbrojtje 100%

Shkruar nga Newsbomb

Dalin në përdorim maskat kundër koronavirusit me logon e Partisë Demokratike.

Nuk është shaka. Bëhet fjalë për një fotografi të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku dallohen tre djem me maska blu e logon e PD-së.

“Mbrojtje 100%! sb”, shkruan ish-kryeministri Berisha, i cili është shprehur vazhdimisht pro përdorimit të maskave gjatë gjthë ditës si masë mbrojtje ndaj Covid-19.

Nuk dihet nëse maskat në fjalë janë prodhuar nga PD, apo janë produkt i imagjinatës së militantëve. Megjithatë gjithnjë e më shpesh në rrjetet sociale maskat po komercializohen me dizajne nga më të ndryshmet.

fsdfsghsdgsd.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll