Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Partia Demokratike do të HETOJË Lulzim Bashën, audit për financimet ruse

Lajme të ngjashëm

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar sot ngritjen e një grupi auditi për financimet ruse në PD.

Bëhet me dije se lidhur me këtë, do të merret nën hetim ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha për veprimet e tij, në raport me financimet ruse në zgjedhjet e vitit 2017. Grupi i punës që do të hetojë deputetin Basha, do të drejtohet nga Ledina Mandia.

Kryedemokrati theksoi se pasi të bëhet transparencë nga grupi i auditit, strukturat e PD do të mblidhen dhe do të vendosin për fatin e Lulzim Bashës në PD

Vendimi është marrë këtë të hënë në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve, struktura që janë zgjedhur nga kryetari Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.

Theksojmë se më herët Berisha gjatë në një konferencë për mediat kërkoi rihapjen e hetimit për të bërë transparencë të plotë për këtë çështje, pasi sipas tij, Basha ka marrë çdo provë apo dokumente nga selia blu para se të largohej.

Ish-kryeministri theksoi se pasi të bëhet transparencë nga grupi i auditit, strukturat e PD do të mblidhen dhe do të vendosin për ”fatin” e Lulzim Bashës. Më shumë se dy javë më parë në SHBA u publikua raporti për financimet ruse të PD në zgjedhjet e 2017 ku thuhej se Rusia ka finacuar feshurazi Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në zgjedhjet e 2017.


Më shumë