Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Partia Demokratike denoncon: Prej 10 ditësh në Vlorë bëhen vaksina të skaduara

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike, nëpërmjet kandidatit për deputet, Atird Hoxha në Vlorë  ka denoncuar se në këtë qytet prej më shumë se 10 ditësh janë aplikuar dhe po aplikohen vaksina të skaduar.

Ai u shpreh se qytetarët po marrin doza të skaduara të Sinovac, të cilat sipas tij kanë datat e skadencave, më 4 prill e 6 prill.

Hoxha tha se disponojnë foto dhe video që tregojnë që vaksinat janë të skaduara.

Deklarata:

Vaksinat e skaduara janë tashmë një realitet edhe në qytetin e Vlorës. Të nderuar qytetarë të Vlorës.

Më përgjegjësinë qytetare dhe aspak politike, dua të denoncoj sot, skandalin e vaksinave të skaduara të cilat po përdoren për vaksinimin e qytetarëve të Vlorës.

Ne disponojmë foto dhe video të disa vaksinave Sinovac kineze, të cilat kanë datat e skadencave, 4 prill e 6 prill.

Ky është një akt kriminal, i kryer në dijeni e vetëdije të plotë nga strukturat drejtuese të shëndetësisë në Vlorë dhe të atyre që i kanë dërguar nga Tirana.

Ky është një akt kriminal në dëm të shëndetit të qytetarëve të Vlorës, të cilët janë vaksinuar deri tani me vaksina të skaduara, të cilat nuk kanë asnjë efekt pozitiv për tu mbrojtur nga virusi apo dhe mund të shkaktojnë efekte anësore.

Nxitimi për të përdorur vaksina të skaduara është nxitimi për të vaksinuar sa më shumë njerëz me afrimin e ditës së votimit, duke përforcuar bindjen se vaksinat po përdoren për qëllime elektorale.

Ne i bëjmë thirrje prokurorisë së Vlorës që të nis menjëherë hetimet duke bllokuar të gjithë dozat e vaksinës që janë përdorur ditët e fundit në Vlorë.

Deri në veprimet e prokurorisë, në i bëjmë thirrje çdo qytetari që zgjedh të vaksinohet, që të kërkojë të njihet me datën e skadencës së vaksinës dhe të sigurohet mirë për të.

Ne i bëjmë thirrje çdo personeli mjekësor dhe qytetari që të denoncoj çdo rast të tillë të ngjashëm me qëllim mbrojtjen e çdo jete qytetarësh.

Zgjedhjet do të përfundojnë një ditë, por jeta do të vazhdojë dhe nuk ka përse të dëmtohet prej qëllimeve të mbrapshta të mendjeve të mbrapshta, për ndoshta ca vota më shumë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img