Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
69 %
0.5kmh
75 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Partia Demokratike dënon shkarkimin e Metës: Veprim antikushtetues! Farsë e Kuvendit njëpartiak

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike e quan antikueshtetues vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Përmes nëj reagimi menjëherë pas shkakrimit të Metës nga Kuvendi me 104 vota, PD e quan “farsë” e parlamentit një partiak.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË:

Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë.

Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor.

Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës

Më shumë


spot_img








spot_img