Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Partia Demokratike, anija që duhet shpëtuar!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5 MËSIME NGA ZGJEDHJET

5 lutje pas zgjedhjeve

Ja kush fiton në 25 Prill!

KRYETARI… KU TA KETË!

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Këto ditë, në Shqipëri po ndodh një nga proceset më të rëndësishme politike të 30 viteve të fundit; zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike!

Ata që realisht e kuptojnë se sa i rëndësishëm është ky proces, janë në minorancë shqetësuese!

Gjysma e shqiptarëve, ata që votuan për Rilindjen, e shohin këtë proces nga pozitat e fituesit dhe do të ishin të kënaqur nëse punët e brendshme të partisë (së mundur) demokratike do të shkonin në djall! Shtoi këtu dhe ekzaltimin masiv për “telashet” e liderit historik me Amerikën dhe eventualisht me drejtësinë e re!

Gjithashtu një pjesë e madhe e elektoratit “gri” duket se janë indiferentë dhe të painteresuar se çfarë do të ndodhë me partinë më të madhe opozitare në vend! Shumë e kanë kuptuar që vëmendja dhe angazhimi i tyre në çeshtjet politike është i kotë, sepse në një sistem ku vidhen votat, secili mund të mendojë se një nga votat e vjedhura mund të jetë e tij! Shtoi kësaj edhe teoritë sipas të cilave qeveria dhe opozita janë enë komunikuese dhe kanë njëfarë dakordësie përsa i përket qëllimit të tyre të pashpallur por të gjithëditur; sundimin e qytetarëve të këtij vendi! Kulminacion është ideja e një bashkëqeverisjeje në vjeshtë, kinse për të mundësuar hapjen e negociatave dhe afrimin me Evropën!

Pluralizmi politik partiak do ta humbiste plotësisht kuptimin nëse partia demokratike do të përçahej nga ky proces. Kjo do të sanksiononte dominimin e partisë në pushtet dhe në pak vite rrezikojmë të kthehemi 30 vite prapa përsa i përket nivelit të demokracisë dhe të drejtave e lirive të njeriut! Mendoni, një parti që kontrollon gjithçka dhe disa parti të vogla të ngjituara pas pushtetit si grerëzat në një vazo me mjaltë!

A mund të ketë demokraci reale, demokraci funksionale në një vend si ky i yni pa opozitë të fortë?

Kaq e vështirë është të kuptohet nga çdo shqiptar mesatar sa e rëndësishme është për vendin partia demokratike?

Kaq e vështirë është të kuptohet se nëse nuk ndodh rotacioni i pushtetit në zgjedhjet e ardhshme do të vështirësohet deri në pamundësi sa më shumë kohë kalon?

Kaq e vështirë është të kuptohet sa rëndësi ka që partia demokratike të forcohet pas këtyre zgjedhjeve?

Si forcohet partia demokratike në këto zgjedhje?

Tepër e thjeshtë për të qenë e pamundur:

  1. Zgjedhje të ndershme dhe proces demokratik
  2. Humbësit i shtrëngojnë dorën fituesit dhe forcojnë unitetin
  3. Kryetari i ri harton një strategji politike me konsesus sa më të gjerë të antarësisë

A ka gjasa të ndodhin këto?

Uroj me gjithë shpirt, sepse e dua vendin tim dhe qytetarët e tij, por druaj.

Druaj sepse nga sa vetë kandidatët për kryetar shprehen, gara ka nisur e pababartë dhe gjasat janë që ajo të rezultojë një një farsë ose në një konflikt përçarës.

Në të dy rastet, dëmi për të ardhmen demokratike të Shqipërisë do të ishte katastrofik!

Uroj që zemrat e demokratëve të thjeshtë, të ngrihen mbi interesat personale të pretendentëve dhe të zgjedhin një lider të vërtetë; një lider sot që do të shpëtojë anijen me emrin Parti Demokratike dhe nesër tërë Shqipërinë!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img