Hapësire reklamuese

Politikë

Parlamenti voton në parim Vettingun në Polici, shtyhet votimi nen për nen. PS tërhiqet pas propozimeve të LSI

Shkruar nga Newsbomb

Është votuar në parim me 81 vota pro dhe 31 abstenim projektligji për Vettingun në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA.

Ndërsa votimi nen për nen është shtyrë për seancën e radhës pas një sërë amendamentesh të paraqitura nga LSI për përmirësimin e ligjit. Partia Socialiste ka vendosur të tërhiqet për të reflektuar mbi propozimet e LSI-së. Ndërsa Partia Demokratike ka zgjedhur të votojë kundra.

Sakaq, në Parlament është votuar edhe për kreun e ri të Komisionit të Prokurimeve Publike. Drejtore e KPP është rizgjedhur Evis Shurdha.

“Grupi parlament i LSI ka depozituar një sërë amendamentesh dhe unë do ti kërkoja seancës që shqyrtimi nen për nen dhe në terësi të kalojë për seancën e ardhshme me qëllim që të kemi kohë për të shqyrtuar amendamentet dhe për gjetur mundësinë  e dakordësisë”, u shpreh Taulant Balla.

Ndërsa kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili tha se: Lidhur me amendamentet e paraqitura nga ne dhe të tjera reflektime të domosdoshme, është kohë pozitive që ta përdorim nëse do të kemi një reflektim në mënyrë që ligji të ketë standard. Është një mundësi për ta parë këtë reflektim. Jemi dakordësuar që të shtyhet votimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.